Sigurisht që nuk e ka famën dhe emrin e të vëllait por gjithsesi edhe ajo mundohet të thotë fjalën e vet. Bëhet fjalë për Rigelta Hysajn, motrën e futbollistit shkodran të Napolit dhe kombëtares shqiptare, Elseidit.

E nëse ky i fundit është në qendër të merkatos nëse do të qëndrojë në Itali apo do të transferohet në Angli tek Çelsi, Rigelta pasditen e djeshme ka fituar një çmim në një sport tjetër, në volejboll.

Sëbashku me Amela Qershinë janë shpallur fitues të çmimit të parë në “Volejpoja Beach Trophy” që u zhvillua në Velipojë.

Ajo ka treguar një nivel të lartë duke u shpallur jo më kot fituese. Hysaj është stërvitur prej vitesh në Itali dhe sigurisht që kërkon të bëhet protagoniste edhe ajo njëlloj si i vëllai. Në fakt, e ka nisur mbarë. Trofeun e parë tashmë e ka fituar.
© shkodrasport.com


Fotot e ketij shkrimi nga Fatlum Kurtaj