Admir Mehja, pjesëtar i ekipit “Air Albania”, që merr pjesë në kampionatin 5X5, që po zhvillohet në Shkodër, është grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë në minifutboll. Gjatë emisionit “Sport Arena” në TV Rozafa, Mehja foli për këtë ftesë që i ka ardhur atij, teksa u ndal edhe te synimet e ekipit të tij “Air Albania”, me të cilin kanë dominuar gjatë këtij sezoni, në këtë kampionat.

“Më herët, para se të vija në studio, na erdhi një telefonatë. Na kanë ftuar në Kombëtare. Eshtë një sport futbolli, që po zhvillohet për herë të dytë, por në Shkodër, për herë të parë. Futbolli 5X5 është luajtur në futsallë pak më herët, por ky është futbolli 5X5.

Ky kampionat po zhvillohet në Shkodër dhe kemi marrë pjesë me ekipin e “Air Albania”, ku duke pasur parasysh që ekipi jonë ka shumë elementë. Cilido nga ne, mund të ishte fare thjesht pjesë e Kombëtares, por ftesa ka ardhur për tre pjesëtarë të ekipit tonë.

Një nga këto tre jam edhe unë. Bashkë me mua, ftesat kanë ardhur edhe për Haris Likën, që tashmë dihet që është trajner te Veleçiku dhe Semir Gogaj.

Megjithatë, ky sport, nuk është se ka një moshë specifike për të luajtur. Kjo është më shumë për moshën, që e ka lënë sportin dhe vazhdon të jetë në formë, tashmë me përmasa më të vogla të fushës së futbollit, me përmasat e kalçetos, që fare lehtë, mund të luajnë kushdo, jo më edhe ne që nuk ka shumë ndoshta, që kemi lënë sportin.

Kam thënë që do të ketë shumë rivalitet, por nga vendi i dytë e poshtë, se vendin e parë besoj se e kemi siguruar dhe realisht ashtu ndodhi. Ndërkohë, për golat, nuk e kam mbajtur premtimin për të shënuar 8-9 gola në çdo ndeshje, sepse ndodhi ajo që nuk donim vetë për të shënuar aq shumë gola, sa kemi pasur mundësi, në mënyrë që të mos ndikojmë edhe te ekipet kundërshtare.

Mos të ndikojmë negativisht, por të ruajmë ritmin. Ndërkohë, për fitoret e kemi ruajtur këtë ecuri më shumë që të jemi fair-play ndaj ekipeve tjera, sepse me të drejtë, ekipet tjera mund të aludojnë se po mbështesim një ekip tjetër, duke marrë parasysh që janë ekipe nga Shkodra dhe kanë sportista që i njohim.

Prandaj, ne kemi bërë detyrën tonë dhe besoj ndihemi shumë rehat”,-tha në prononcimin e tij, futbollisti i ekipit “Air Albania” në kampionatin 5X5, Admir Mehja.
Maringlen ZHIVANI