Skuadra e Vllaznisë është shpallur sot pasdite kampione e Shqipërisë në volejboll për të reja për sezonin sportiv 2016-2017. Ekipi shkodran i fitoi të dyja finalet e play off-it të luajtura ndaj Skënderbeut. Pas triumfit pak ditë më parë në Shkodër me shifrat 3-0, ekipi i Vllaznisë fitoi edhe sot në Korçë, duke mundur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” skuadrën e Skënderbeut me rezultatin 3-1 me sete 12-25, 25-18, 22-25, 25-27. Një kampionat i dominuar nga volejbollistet e reja shkodrane, që luajtën më mirë se rivalet korçare, duke e merituar këtë titull kampion.

Natyrisht që ky është një sukses i vajzave të tij që u drejtuan me shumë kompetencë nga trajnerët Adrian Mikopli dhe Ferdinand Bardeli. Natyrisht që ky titull është një garanci për këtë ekip edhe për të ardhmen dhe duket se volejbolli i femrave në Shkodër tashmë e ka një perspektivë të sigurtë.

© shkodrasport.com