FAQJA E PARE KRYESOREVOLEJBOLL FEMRA/ Vllaznia e pafuqishme ndaj Skënderbeut, pëson humbjen e dytë rradhazi

VOLEJBOLL FEMRA/ Vllaznia e pafuqishme ndaj Skënderbeut, pëson humbjen e dytë rradhazi

Skënderbeu i femrave ka regjistruar një tjetër paraqitje bindëse, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-0 në një ndeshje ku skuadra korçare ishte dominuese nga fillimi deri në fund.

Vajzat e Skënderbeut e kanë kontrolluar lojën në të tre setet, duke treguar organizim, efikasitet në sulm dhe një ritëm që kundërshtaret e patën të vështirë ta përballonin.

Superioriteti i skuadrës vendase u duk që në setin e parë, të cilin korçaret e fituan me diferencë të thellë, 25-10. E njëjta panoramë u paraqit edhe në setin e dytë, ku Skënderbeu vijoi të diktonte lojën dhe triumfoi 25-13.

As në setin e tretë Vllaznia nuk arriti të ndryshonte rrjedhën e takimit. Skënderbeu ruajti kontrollin dhe e mbylli ndeshjen me rezultatin 25-12, duke siguruar fitoren e pastër 3-0.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments