FAQJA E PARE KRYESOREVOLEJBOLL MESHKUJ/ Skënderbeu fiton edhe ndaj Vllaznisë, korçarët triumfojnë 3-0 në shtëpi

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Skënderbeu fiton edhe ndaj Vllaznisë, korçarët triumfojnë 3-0 në shtëpi

Shkruar nga Tonin FRROKU

Skënderbeu regjistron fitoren e dytë radhazi në kampionatin e volejbollit për meshkuj. Në ndeshjen e javës së dytë, korçarët mposhtën Vllazninë me rezultatin e pastër 3-0, duke konfirmuar formën e mirë në këtë fillim sezoni.


Pavarësisht rezultatit në sete, sfida ka qenë e luftuar, me shkodranët që kanë rivalizuar deri në pikët e fundit në të tria fraksionet e lojës. Në setin e parë, Skënderbeu u tregua më i saktë në momentet vendimtare, duke fituar 25-22. I njëjti rivalitet u shfaq edhe në setin e dytë, ku vendasit arritën të ruanin epërsinë dhe ta mbyllnin me shifrat 25-20.

As seti i tretë nuk ndryshoi shumë në rrjedhën e lojës. Vllaznia kërkoi të qëndronte në garë deri në fund, por volejbollistët e trajnerit te Skenderbeut Arben Prifti menaxhuan më mirë pikët vendimtare, duke triumfuar sërish 25-22 dhe duke vulosur fitoren 3-0.


Skënderbeu merr kështu një tjetër rezultat pozitiv në javën e dytë të kampionatit, ndërsa përtej fitores së pastër, ajo që ra në sy ishte aftësia e korçarëve për të ruajtur qetësinë për të qenë më efikasë në momentet vendimtare të lojës.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments