Në grumbullimin e rradhës të kombëtares shqiptare në volejboll për meshkuj, trajneri Ylli Tomori, në listën e 22 kandidatëve, ka thirrur edhe katër volejbollistë shkodranë. Bëhet fjalë për Nikolin Qafarenën, Ditmir Rrashketën, Arion Çunin dhe Renato Kolën. Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për dy ndeshjet e turit të parë eliminator të Kampionatit Europian teksa në datat 12 dhe 19 maj do të zhvillojë dy ndeshje me Britaninë e Madhe. Nga katër volejbollistët shkodranë, tre prej tyre luajnë në Shqipëri ndërsa Çuni luan në kampionatin francez. Rrashketa luan me ekipin kampion të Studentit, Kola me Teutën dhe Qafarena me Vllazninë. Të katër këta sportistë, do kërkojnë të bindin stafin drejtues të ekipit kombëtar për të qenë pjesë e ekipit në këto ndeshje zyrtare ngaqë numri i lojtarëve do reduktohet në ditët në vazhdim. Megjithatë e rëndësishme është që shkodranët sërish janë pjesë e ekipeve kombëtare, ashtu siç kanë qenë edhe më përpara dhe do vazhdojnë të jenë edhe në të ardhmen.

www.shkodrasport.com