Diego Forlan ka luajtur gjatë me Edinson Cavanin te kombëtarja e Uruguajit dhe ka komentuar kalimin e sulmuesit te Manchester United.
Ish-sulmuesi 41-vjeçar, në një prononcim për South China Morning Post, thur elozhe për “El Matador”.
“Edinson është ende një futbollist i madh, nuk shoh fare rënie tek ai. Mendoj se është lojtari më i mirë i United, njësoj siç ishte Zlatan Ibrahimovic kur u transferua tek United.
Janë të ngjashëm, Cavani do të jetë shembull për lojtarët e tjerë të ekipit. Po flasim për një sulmues fitues, i cili ka fituar shumë trofe në karrierën e tij.
Është shumë i fortë dhe ka një fizik fiks për stilin e futbollit që luhet në Premier League. Edinson është i shpejtë dhe e shoh shumë të motivuar për të luftuar për çdo top“, deklaron Forlan. /abcnews/