Do të startojë në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, sfida Kastrioti-Vllaznia, e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore.

Skuadra krutane kërkon suksesin për të qenë ende në garë në luftën për mbijetesë, ndërsa shkodranët e drejtuar nga Brdariç kërkojnë kthesën ku fitorja i mungon prej katër ndeshjesh.

FORMACIONET ZYRTARE –

KASTRIOTI – Sali; Nezri, Dida, Husein, Rami; Basha, Karakaçi, Okebugu; Greca, Prodani, Ajazi. Trajner: Emiljano Çela.

VLLAZNIA – Zogoviç; Gurishta, Bulatoviç, Adili, Hakaj; Jonuzi, Krymi, Heriç; Latifi, Mustedanagiç, Gjurgjeviç. Trajner: Thomas Brdariç.