Vllaznia pas stervitjeve te pak diteve me pare ne Ulqin, zhvilloi dy ndeshje miqesore me Laçin dhe Beselidhjen dhe nga sot ka vijuar pergatitjet ne Shkoder per ndeshjen e se dieles me Kukesin me te cilen do te startoje edhe faza e trete e kampionatit.
Por gjate gjithe kesaj periudhe, ajo qe ka rene ne sy ka qene mungesa e mbrojtesit te majte Xhelil Asani. Ky i fundit eshte ne Shkoder dhe nga informacionet qe ka gazeta, po zhvillon stervitje individuale. Pyetja qe lind ne kete rast eshte ajo me normalja: Çfare po ndodh me kete futbollist?
Ne fund te vitit te kaluar ne fakt ne media qarkulloi lajmi se ai do te largohej nga Vllaznia sebashku me Dragoshin. Por nese largimi i ketij te fundit u be realitet, per Asanin nuk ndodhi nje gje e tille. Ai nuk eshte preferuar nga ana e stafit teknik ne pergatitoren e Ulqinit, por edhe as tani ne Shkoder.
Ne lidhje me kete lojtar, drejtori sportiv Tefik Osmani eshte pergjigjur: “Asani ne dijeni time eshte duke bere nje terapi dhe nuk ishte i gatshem te bente fazen pergatitore”. Te jete vertete keshtu? Nje pyetje qe sigurisht pret nje pergjigje, nga vete lojtari ose edhe klubi./SHKODRA-SPORT.COM/