HomeKRYESOREChelsea del fitimtar, i rrëmben PSG-së objektivin e merkatos

Chelsea del fitimtar, i rrëmben PSG-së objektivin e merkatos

Chelsea përveç largimeve që po bën në këtë merkato vere ka nisur nga puna edhe për afrimet e lojtarëve që premtojnë edhe për të ardhmen e klubit.

Sezoni që u mbyll për “Blutë” e Londrës ishte një dështim pavarësisht milionave që u shpenzuar në merkaton e janarit.

Në këto kushte drejtuesit duan të shmangin një tjetër sezon zhgënjyes dhe tashmë kanë menduar që të fokusohen tek të rinjtë. Ditën e sotme kanë zyrtarizuar sulmuesin portugez të Benficas. Bëhet fjalë për Diego Moreiras.

18-vjeçari kalon në “Stmaford Bridge” si lojtar i lirë. Sulmuesi pritet të prezantohet te Chelsea pas përfundimit të Kampionatit Europian të grupmshës U-21, pasi aktualisht është i përqendruar te Portugalia U-21.

Kujtojmë se PSG-ja ishte një nga skuadrat që po studionte pisten e portugezit, madje 18-vjeçari ishte kryer në objektivin e parizienëve, por tashmë Chelsea del fitimtar në këtë garë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments