Eraldo Çinari në verë fluturoi drejt Turqisë, duke lënë Partizanin pas një periudhe 3-vjeçare, ku gradualisht u rrit dhe arriti të bëhet një titullar i padiskutueshëm dhe mbajtur peshën e klubit 16 herë kampion. Tashmë ai është pjesë e Samsunspor në Ligën e Parë turke, ku luajnë një “koloni” shqiptarësh.
Sulmuesi ka dhënë një prononcim për “Panorama Sport”, ku ka folur për fillimin e vështirë në ekipin e ri dhe Partizanin e Vllazninë, dy ish-klubet e tij. Duke folur per Vllaznine, ai este shprehur:
“E kam thënë që në nisje se Vllaznia është për kampion sepse me grupin e vjetshëm dhe me lojtarët cilësorë, që kanë marrë në verë, si Latifi apo edhe sulmuesi Aralica, që është lojtar shumë i mirë dhe i bën punë Vllaznisë, besoj se ata do të luftojnë deri në fund për titullin kampion”.
I pyetur nderkohe se kush jane ekipet qe sipas tij do pretendojne titullin kampion kete sezon, Çinari eshte pergjigjur:
“Kush e diskuton titullin? Vllaznia natyrisht, Kukësi gjithashtu. Ata më kanë surprizuar shumë në krahasim me atë që treguan vitin e shkuar. Tirana gjithashtu duket e fortë, por të mos harrojmë Partizanin sepse një klub si ata nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë”.