Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREClemente bën parashikimin e keq: Me këtë sjellje, Yamal nuk do të...

Clemente bën parashikimin e keq: Me këtë sjellje, Yamal nuk do të zgjasë shumë

Javier Clemente, ish-lojtar dhe ish-trajner, e vlerëson lart talentin e Lamine Yamal, por paralajmëron se polemikat e jashtme mund ta prishin karrierën e tij: “Si lojtar është shumë i mirë, por problemi është gjetiu. Nëse nuk ka sjellje të drejtë si sportist, nuk do të zgjasë shumë. Nuk do t’i lejohet”.

Ai përmend incidente të ndryshme jashtë fushës, si festimet e ditëlindjes, videot në rrjetet sociale dhe trajtimin mjekësor që i shkaktoi mosgrumbullimin e fundit me kombëtaren, duke vlerësuar se këto nuk i bëjnë mirë lojtarit. Po ashtu, mënyra e tij e lojës po analizohet nga kundërshtarët: “Bën gjëra të shkëlqyera, por rivalët tashmë e njohin stilin e tij të lojës dhe do ta kenë në mbikëqyrje të veçantë”.

Clemente beson se polemikat me kombëtaren duhet të mbeten brenda mureve të saj: “As Barcelona nuk duhet të përplaset me federatën, as e kundërta, as trajneri. Këtë duhet ta menaxhojnë brenda vetes”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments