Monday, February 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREÇmenduri! Manchester United ka gati 115 milionë euro për yllin italian, do...

Çmenduri! Manchester United ka gati 115 milionë euro për yllin italian, do të jetë zëvendësuesi ideal i Casemiro

Tashmë është e konfirmuar dhe zyrtare që Casemiro po luan sezonin e fundit me Manchester United. Braziliani do të largohet si lojtar i lirë në verë. Në këtë situatë, “Djajtë e Kuq” kanë filluar që tani të mendojnë për zëvendësuesin ideal të Casemiro-s.

Mediet angleze zbulojnë se emri i parë në listën e Manchester United si zëvendësuesi ideal i Casemiro është Sandro Tonali, mesfushori italian i Newcastle. 25-vjeçari italian shihet nga “Djajtë e Kuq” si lojtari ideal për t’i besuar “çelësat” e mesfushës, repart që ka vuajtur jo pak këtë sezon.

Sipas raportimeve të ndryshme, Manchester United është i gatshëm të paguajë deri në 115 milionë euro për të bindur Newcastle për të lënë të lirë Tonali-n. Gara për mesfushorin italian do të jetë shumë e fortë, gjatë verës së ardhshme. Përveç United, për italianin interesohen edhe klubet e tjera të mëdha si PSG, Real Madrid, Juventus etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments