Vllaznia 2 – 1 Elbasani (Balaj 23′, 90+4′ / Boye 80′)
Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Elbasanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 2-1.
Golin e parë e shënuat shkodranët me anë të Bekim Balajt në minutën e 24-t. Ndërkohë që reagimi i Elbasanit erdhi në minutën e 80-të, duke barazuar me senegalezin Boye. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim, Kevin Dodaj shënoi golin e fitores për të tijët, duke i dhënë 3 pikët dhe duke festuar në mënyrën më të mirë 107 vjetorin e Vllaznisë.
Kështu, “djemtë” e Edi Martinit blindojnë vendin e parë me 48 pikë, 5 më shumë se Egnatia e vendit të dytë. Në krahun tjetër me 42 pikë, elbasanasit mbeten në vendin e 3-të.


