180 milion euro për Dusan Vlahovic. I ofron klubi i Arsenal që pas krisjes me Aubameyang dhe me Lacazette drejt skadimit të kontratës, është në kërkim të një sulmuesi pykë. Bomberi i Fiorentinës vijon të mbetet në krye të listës së trajnerit Mikel Arteta për këtë merkato dimërore.
Sulmuesi serb e ka refuzuar rinovimin e kontratës me Fiorentinën e cila skadon në vitin 2023 dhe janë gati të paguajnë një mal me para ku përfshihen kartoni i futbollistit, komisionet e agjentit dhe paga e tij.
Sipas mediave britanike, “topçinjtë” nuk i tremben shifrave të çmendura vetëm dhe vetëm për të mposhtur kokurrencën në merkato dhe për të përforcuar një skuadër që lufton për një vend në Champions.
Fiore mund ti hapë rrugën shitjes së Vlahovic që do të mbushte jo pak arkat e klubit por edhe për faktin se prej ditësh në Firenze ka mbërritur edhe Piaktek, i cili mund të zërë menjëherë vendin e serbit.
Vlahovic është i lumtur me 17 milion euro në sezon tek Arsenal dhe “topçinjtë” janë gati ta marrin riskun ndërsa topi tani kalon në fushën e Fiorentinës. /oversport/