Në orët e para të ditës së 14 Dhjetorit, do të luhet akti i dytë i finales së “Kupa Sudamericana”. Finalja e këtij trofeu do të diskutohet mes Flamengos dhe Indipendientes në stadiumin “Marakana”.Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultatin 2-1, në favor të argjentinasve së Independientes. Megjithatë tifozët e brazilianëve të Flamengos e kanë gjetur një zgjidhje ideale që ekipi i tyre të triumfoj në këtë finale.

Një ditë përpara takimit kundër rivalit të tyre, ata kanë shkuar përpara hotelit të skuadrës kundërshtare duke e lënë pa gjumë kundërshtarin nga atmosfera e krijuar. 40 persona janë arrestuar në këtë organizim të tifozëve, megjithatë dashuria për ekipin e tyre e justifikon çdo situatë të tejkaluar.