Vllaznia do te luaje neser pasdite ndeshjen e pare çerekfinale te Kupes se Shqiperise ndaj Flamurtarit, ndeshje qe do te luhet ne Vlore.
Shkodranet vijne ne kete takim pas 4 barazimesh rradhazi dhe shumekush fajeson sulmin per kete gje. Per kete arsye, shume prej tifozeve mendojne qe Aralica duhet te ulet ne stol dhe ne fushe duhet te jete Çoba.
Por a do te ndodhe vertete keshtu neser? E sigurte duket qe Aralica do jete ne stol por ne vend te tij do te jete Djurdjevic, megjithate pritet te kete vend edhe per Çoben.
Ky i fundit pritet te luaje ne krahun e djathte te sulmit ne vend te Da Silves qe do te mungoje ne kete ndeshje. Tashme pritet me shume interes per te pare prezantimin e sulmuesit 21 vjeçar shkodran.
Vllaznia synon te marre nje rezultat sa me te mire ne kete ndeshje te pare çerekfinale ne menyre qe t’ia beje me te lehte vetes rrugen e kualifikimit per ne gjysmefinale ne ndeshjen e kthimit ne Shkoder./SHKODRA-SPORT.COM/