Pas emërimit të Elton Marinit si drejtor sportiv, interesi është i madh se çfarë po gatuhet në klubin e Partizanit.

Pritej që të kishte dy rreshta në kanalin zyrtar për trajnerin Dritan Mehmeti. Por, ende diçka e tillë nuk ka ndodhur. Presidenti Gaz Demi thonë se e ka konfirmuar, megjithatë vlerë gjithmonë marrin njoftimet në faqet zyrtare.

Ishte ai që arriti ta kualifikonte skuadrën në Kupat e Europës duke e renditur në vendin e tretë në Abissnet Superiore. Dhe pikërisht për punën e bërë, të gjithë prisnin firmën e parë të Dritan Mehmetit. Natyrisht që lidhja shpirtërore me formalizimin e marrëveshjeve, janë gjëra krejt të ndryshme.

Mos ndoshta me afrimin e Marinit, një “erë italiane” po fryn në pankinë? Këtë s’e dimë, koha do ta vërtetojë! Fakt mbetet se me përfundimin e sezonit, ende Dritan Mehmeti s’është konfirmuar zyrtarisht.