Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREConte provon skemë të re për derbin me Milanin

Conte provon skemë të re për derbin me Milanin

Diego Godin, Nicolo Barela dhe Mateo Politano janë gati të veshin fanellën e titullarit në derbin e programuar për nesër në mbrëmje në “San Siro” në orën 20:45.

Nuk është rastësi, në fakt, që kundër Slavias, veprimet më të mira Interi i tregoi në fundin e ndeshjes, pikërisht me aktivizimin e dy italianëve, që nxitën entuziazmin dhe garantuan zgjidhje të reja sulmuese, duke vendosur edhe firmat për të arritur te barazimi.

Politano fitoi goditjen e dënimit nga ku lindi goli i Barelës. Sulmuesi mund të vendoset jo përkrah Romelu Lukakut, por disa metra më prapa, në skemën e re të provuar nga Conte: 3- 4-2-1.

Ndërsa mund të qëndrojë jashtë Antonio Candreva, me probleme fizike pas Slavias: në vendin e tij gati Danilo D’Ambrozio.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments