Kalimi i Antonio Contes te Interi duke punë e kryer dhe pritet që të mbyllet vetëm edhe ndeshja e fundit, që klubi zikaltër pastaj ta njoftoj zyrtarizimin e marrëveshjes.
Italiani njihet si njëri prej trajnerëve më të mirë aktual dhe ka kohë që lidhet me Interin.
Marrëveshja duket se është arritur, por Interi e ka edhe një finale, atë kundër Empolit të cilën duhet ta fitojë që të shkojë në Ligën e Kampionëve.
Kompania është e gatshme që të bëjë investime të mëdha në treg për t’i përmbushur kërkesat e Contes.
Njëri prej emrave të kërkuar për mesfushë sipas mediave italiane, është ai i kosovarit Granit Xhaka.