Skuadra e Barcelonës është gati të realizojë blerjen e bujshme në merkaton e verës. Bëhet fjalë për sulmuesin egjiptian Mohamed Salah, për të cilin është gati të bëjë edhe një ofertë të çmendur: 75 milionë euro si dhe kartonin e sulmuesit brazilian Philippe Coutinho.
Salah është duke u përgatitur për finalen e Champions League me Liverpool. Gjithsesi, pas 1 qershorit ai mund të përfshihet në këtë transferim të bujshëm, që do të rikthente në “Anfield” sulmuesin Coutinho, pas 18 muajsh të dështuar në Katalonja.
Duke parë vështirësitë e këtij sezoni, Barcelona kërkon një sulmues që mund të bëjë diferencën dhe që mund të luajë përkrah Messi. Dhe Salah është i përshtatshëm, ndaj dhe oferta që shkon te Liverpool është kaq e lartë (rreth 150 milionë euro)./telesport/