Brazili e ka nisur në mënyrën e duhur kompeticionin e Kupës së Amerikës 2019, turne që po zhvillohet aktualisht në vendin e Sambas.
Kombëtarja e Tite ka mposhtur lehtësisht në ndeshjen hapëse Bolivinë, 3-0. Dopieta e Coutinho dhe goli i Everton vijuan festën me fishekzjarre dhe ngjyra në stadiumin “Estadio do Morumbi” në San Paulo.
Kjo fitore i jep shtysë Brazilit për të ardhmen, pasi shpreson që të mos dështoj sërish në një kompeticion madhor, siç ndodhi në Kupën e Botës 2016, ku u eliminua në mnëyrë të turpshme nga Gjermania.
Djemtë e Tite bëjnë pjesë në grupin A, e përbërë me skuadra si Bolivia, Peruja dhe Venezuela, me këto dy të fundit që do të kompletojnë edhe xhiron e parë të grupit. /newsport/