Thursday, January 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESORECOVID 'mbyll' Premier League, klubet po diskutojnë një pauzë dyjavore

COVID ‘mbyll’ Premier League, klubet po diskutojnë një pauzë dyjavore

Edhe pse tashmë në Britani prej disa javësh është duke u përdorur vaksina kundër COVID, sërish numri i vogël i dozave nuk po mundet të ndalojë atë që mund të konsiderohet si një valë e tretë. Në këtë pikë, nuk mund të shpëtojë as bota e futbollit teksa tashmë një ndeshje është shtyrë.

Bëhet fjalë për Maçester Siti-Everton, teksa te qytetarët janë bërë disa persona të infektuar dhe aktualisht po marren masat që virusi i rrezikshëm të mos shpërndahet më shumë.

Duke parë këtë situatë, presidentët e klubeve angleze janë duke menduar për një pauzë dyjavore të kmapionatit, si për t’i shpëtuar një infektimi më shumë në radhët e futbollistëve e më pas të rrezikojnë shtyrjen e ndeshjeve çka do të sillte vetëm probleme me kalendarin.

Tashmë, pritet të merret një vendim, por COVID rrezikon seriozisht të mbyllë futbollin anglez të paktën për dy javë. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments