HomeKRYESORECR7 jo vetëm mbret rekordesh, por edhe… mimikash! Luzitani vazhdon të mahnisë...

CR7 jo vetëm mbret rekordesh, por edhe… mimikash! Luzitani vazhdon të mahnisë edhe në Botëror

Kristiano Ronaldo mund të quhet padyshim “njeriu i rekordeve”, jo vetëm në fushën e blertë. Luzitani 37- vjeçar kompletoi një tjetër arritje në palmaresin e tij, atë të finalizimeve në 5 Botërorë të ndryshëm.

Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga rekordet e shumta jo vetëm në aspektin e përfaqësueses, por edhe aventurat në rang klubesh: 1. Konkretizimi në portën kundërshtare gjatë 5 Botërorëve të ndryshëm (Botërori 2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022). 2. Rekordi me më shumë paraqitje për Portugalinë (182). 3. Numri më i lartë i golave të shënuar në historinë e futbollit ndërkombëtar (115). Luzitani kaloi edhe Ali Daei të Iranit në 2021-shin. Rekordet e shtatlartit portugez me “Los Blancos”:

1. Finalizuesi më i mirë në historinë e Real Madridit, e përkthyer me 450 rrjeta të konkretizuara në portën kundërshtare.

2. Goleadori më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve me 136 finalizime, pjesa dërrmuese vjen me ngjyrat e “Galaktikëve”.

3. Kristiano mban rekordin për më shumë gola të shënuar për Real Madridin në një sezon të vetëm me 61 të tillë.

Rekordet e numrit “7” nga Aveiro me gjigantët anglezë të Junajtidit.

1. I vetmi futbollist i shpallur “Lojtari i Vitit” nga FIFA në radhët e “Djajve të Kuq”.

2. Ronaldo është i vetmi lojtar i “Djallit” që ka fituar “Këpucën e Artë Europiane”.

3. Kristiano nuk ka rival as në aspektin e çmimit “FIFA Pushkash” me ngjyrat e Junajtid.

Rekordet e Kristianos në aventurën italiane me Juventus:

1. Numri më i lartë i golave të shënuar në një sezon te Juventusi në Serinë A (37 finalizime në 2020-ën).

2. Ronaldo mban rekordin e serisë më të gjatë të ndeshjeve radhazi duke shënuar me Juven në kampionatin italian me 11 rrjeta radhazi.

3. Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 100 gola për Juventusin.

Vlen të theksohet se goleadori nga Portugalia e ka stampuar rekordin e tij edhe në kompeticionin më të rëndësishëm në rang klubesh, Liga e Kampionëve, ose e cilësuar ndryshe “Kristiano Lig”. 136 golat e bëjnë që ai të jetë në krye në këtë aspekt, duke lënë mbrapa emra të rëndë të arenës futbollistike si Mesi, Nejmar, Suarez, Ibrahimoviç etj. Përtej këtij “muri të madh” arritjesh, Kristiano vazhdon të luajë rolin e protagonistit edhe në stol, konkretisht në sfidën Portugali-Ganë. Djemtë e teknikut Santos morën 3 pikë të rëndësishëm në duelin hapës në turneun “Katar 2022”, por në momentet finale të mbylljes së sfidës portieri Kosta nuk u tregua i kthjellët.

Sulmuesi i Ganës qëndronte pas gardianit dhe priste çastin që ai të vendoste topin për të vrapuar dhe shënuar në kuadratin e Portugalisë. Ky gjest nuk mund t’i shpëtonte CR7-ës me një vështrim të tmerruar, por fatmirësisht u neutralizua në kohë nga mbrojtja: “Duhet të qeshësh. Ne fituam. Gjithçka përfundoi pa dëm”, ishin frazat e Kristianos në adresim të portierit Kosta, të cilat u kapën nga mediat përgjatë përfundimit të takimit, i mbyllur me shifrat 3-2.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments