Cristiano Ronaldo nuk ka gjasa të largohet nga Manchester United këtë verë.

Sipas The Independent, Manchester United nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin 37-vjeçar dhe nuk planifikon të blejë një sulmues të ri.

Agjenti i portugezit Jorge Mendes po studion mundësinë e transferimit të klientit, por nuk ka shumë blerës potencialë.

Një prej tyre ishte Chelsea, pronarët e të cilit ishin të gatshëm të konsideronin nënshkrimin e Ronaldos, por Cristiano nuk është në listën e objektivave të trajnerit të Bluve, Thomas Tuchel.