Në ndeshjen Juventus-Inter, ylli portugez Kristiano Ronaldo kaloi bardhezinjtë në avantazh duke shënuar në minutën e 24-të takimit.
Ky ishte një gol historik për sulmuesin, i cili arriti shifrën e 777 realizimeve në karrierë.
Dy javë më pare CR7 theu një rekord tjetër personal duke arritur shifrën e 100 golave me fanellën e Juventusit.
Shifra të frikshme këto për një futbollist, por për një lojtar të kalibrit të Ronaldos goli është jetik.