Cristiano Ronaldo thuhet se po “josh” një ish-shok të tij te Real Madridi. Sipas ‘Telegraph’, Ronaldo dëshiron të luajë krah për krah me Casemiro-n edhe te Al-Nassr.

Klubi saudit, pasi shiti Seko Fofana te Rennes, ka sërish hapësirë në ekip për të blerë një lojtar të ri të huaj dhe emri i Casemiro-s duket se është në tavolinë. Megjithatë, mesfushori brazilian 32-vjeçar ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2026 dhe fiton rreth 22 milionë euro në vit.

Kjo e bën të vështirë për Al-Nassr të paraqesë një ofertë të mjaftueshme ekonomikisht për ta bindur atë të ndryshojë ekip. Një faktor tjetër i rëndësishëm do të jetë pozicioni i trajnerit të ri të Man. United, Ruben Amorim, dhe nëse ai dëshiron të mbështetet ende te lojtari për të ardhmen e klubit anglez.

I lindur më 23 shkurt 1992 në São José dos Campos, ai filloi karrierën e tij te São Paulo përpara se të kalonte te Real Madridi në vitin 2013. Me ‘Los Blancos’ fitoi pesë Liga të Kampionëve dhe shumë trofe të tjerë, duke formuar një treshe legjendare me Modrić dhe Kroos. Në vitin 2022, ai u transferua te Manchester United. Me kombëtaren braziliane, Casemiro ka fituar Copa América në vitin 2019 dhe ka marrë pjesë disa herë në fazat finale të Kupës së Botës.