Një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, Kristiano Ronaldo u nderua me çmimin “Globe Soccer Awards” si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme. Ai deklaroi se synimi i tij është të arrij shumë shpejt shifrën e 1000 golave ndërsa deri tani është në kuotën 956.
“Është e vështirë të vazhdosh të luash, jam i motivuar. Pasioni im është i madh dhe dua të vazhdoj. Nuk ka rëndësi se ku luaj, qoftë në Lindjen e Mesme apo në Europë.
Gjithmonë më ka pëlqyer të luaj futboll dhe dua të vazhdoj. E dini cili është qëllimi im, dua të fitoj trofe dhe të arrij atë numër që të gjithë e dini. Patjetër që do ta arrij atë, nëse nuk ka lëndime” tha ai duke iu referuar shifrës relativisht të afërt prej 1,000 golash.


