Monday, March 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESORECristiano Ronaldo te Chelsea? Fabrizio Romano komenton spekulimet e fundit të yllit...

Cristiano Ronaldo te Chelsea? Fabrizio Romano komenton spekulimet e fundit të yllit portugez

Zërat që lidhnin Cristiano Ronaldon me një transferim te Chelsea janë cilësuar si “lajme false” nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.

Së fundmi në media qarkulluan raportime se ylli portugez mund të transferohej te skuadra londineze, por Romano i mohoi kategorikisht këto spekulime.

“Shumë njerëz më kanë pyetur ditët e fundit. Ka pasur disa lidhje në Angli, por kjo është plotësisht e pavërtetë. Nuk ka absolutisht asgjë mes Cristiano Ronaldos dhe Chelseat”, ka thënë Romano në kanalin e tij në YouTube.

Gazetari italian madje reagoi edhe me humor ndaj këtyre zërave, duke theksuar se një lëvizje e tillë do të ishte shumë e pamundur.

Sipas tij, politika e fundit e transferimeve të Chelseat është e fokusuar kryesisht te lojtarët e rinj, zakonisht adoleshentë ose futbollistë në fillim apo mes të të njëzetave. Për këtë arsye, ideja që klubi londinez të transferojë një lojtar 41-vjeçar si Ronaldo nuk përputhet me strategjinë aktuale të ndërtimit të skuadrës./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments