Kundershtari i Vllaznise ne “Conference League”, ekipi rumun i Universitatea Craiova eshte nje nga me te njohurit ne kete vend, plot histori dhe sukses. Nje klub me buxhet te madh qe blen dhe shet futbolliste ne shifra te konsiderueshme.
Ditet e fundit, drejtuesit e klubit rumun jane “trazuar” nga oferta qe skuadra e njohur serbe Crvena Zvezda ka bere per yllin e saj, 21 vjeçarin Jovan Markoviç. Ata kane ofruar 1.9 milione euro per ta transferuar kete lojtar, por presidenti i Craiovas eshte shfaqur nervoz pas nje propozimi te tille.
Sorin Cârțu eshte shprehur keshtu per mediat: “Kur dikush na jep një ofertë të tillë, kjo fyen inteligjencën tonë. U publikua edhe oferta. Është shumë pak për të filluar diskutimin”- ka deklaruar ai.
Jovan Markoviç (21 vjeç) e hodhi hapin drejt skuadrës së pare të Universitatea të Krajovës në mars të vitit 2017, por në shkurt të vitit 2020 u transferua në formë huazimi te Academica Clinceni. Sulmuesi, i vleresuar nga faqet e specializuara për 1.2 milionë euro, ka luajtur me fanellën e Craioves në 59 ndeshje, shënoi 14 gola dhe ka dhene edhe 5 asiste.
Tashme eshte shnderruar ne nje objekt merkatoje, por drejtuesit e klubit kundershtar te Vllaznise, duan qe me te, te perfitojne shumen me te madhe qe kane perfituar ndonjehere deri tani, duke kaluar edhe ate qe kane marre nga transferimi i Valentin Mihailă tek Parma./SHKODRA=SPORT.COM/