Episodet janë ata që vendosin një ndeshje futbolli, por kur ata bëjnë xhiron e botës … çfarë mund të quhen? Një rast i rradhë na vjen nga Izraeli, aty u Yehudas maste forcat me Maccabi Tel Aviv.
Kampionët e konfirmuar të Maccabit triumfuan pastër 0-2, por përpara se të kalonin në avantazh humbën një mundësi të artë, teksa patën në dispozicion një 11-metërsh.
Nga pika e bardhë u nis Atzili, i cili shumë pranë sferës humbi ekuilibrin, duke e goditur topin me të dy këmbët. Në vijim të goditjes, një shok skuadre e tij e dërgoi sferën në fundin e rrjetës, por VAR … e anuloi.
Sipas gjyqtarit kryesor, i ndihmuar dhe nga sistemi, goditja e penalltisë duhet të jetë e menjëhershme, por kjo nuk e ndali furinë mike për të realizuar dy herë./newsport/