Kukësi nuk ka humbur kohë dhe ka emëruar menjëherë trajnerin e ri që do të zërë vendin e Rraman Hallaçit. Verilindorët kanë zyrtarizuar Stavri Nicën në krye të stolit.

Nica ishte pjesë e Laçit këtë sezon dhe u shkarkua pas javës së parë pas barazimit 3-3 kundër Erzenit. Në këtë mënyrë, pushimi i tij ka zgjatur vetëm pak ditë dhe do të rikthehet tashmë me objektivin për të mbajtur Kukësin në Superiore.

“Mirë se vjen Stavri Nica! Klubi i Kukësit njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Stavri Nica!

Trajneri do të filloj menjëherë stërvitjen me ekipin për përgatitjen e ndeshjes së ardhshme kundër FC Dinamo City! I urojmë suksese trajnerit në pankinën e ekipit tonë”, shkruhej në njoftimin e klubit.