Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREÇudira shqiptare / Teuta dhe Vllaznia stërviten në errësirë, në Elbasan harruan...

Çudira shqiptare / Teuta dhe Vllaznia stërviten në errësirë, në Elbasan harruan të ndiznin dritat

Pragndeshja e sfidës Teuta-Vllaznia është shoqëruar me një episod shumë të çuditshëm.

Të dy skuadrat kanë hyrë në stadium dhe kanë nisur nxemjen e zakonshme në errësirë të plotë.

Sipas “SuperSport”, drejtuesit e stadiumit “Elbasan Arena” kanë harruar të ndezin ndriçimin artificial në stadium në momentin e duhur dhe lojtarët janë detyruar që të nisin përgatitjet për duelin në terr.

Vetëm tërheqja e vëmendjes nga ana e drejtorit të Vllaznisë, Matko Djarmati, ka bërë që drejtuesit e stadiumit të aktivizojnë ndriçimin artificial dhe që gjithçka t’i kthehej normalitetit në impiant.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments