Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë të nxehtë. Ekipet janë në kërkim të pikëve për të arritur objektivat, me rënditjen që ndryshon javë pas jave. Për Fair Play të Enkeleida Zekos ka folur ish trajneri i Laçit, Armando Cungu, me ish teknikun që prek temën e mbijetesës por edhe të titullit.
“E çuditshme rënia e Krujës. Ka qënë ekip që nuk e ka diskutuar mesin e tabelës, madje ka qënë e shkëputur nga vendet e fundit.
Situata rrjedhi e tillë, që përveç Apolonisë, që të gjitha të fundit janë në garë. Do të jetë e vështirë të gjykosh se kush mund të bjerë. Vetëm Kukësi ka luksin të mos ketë tension. Skënderbeu po merr pikë.
Tirana– Është një ekip me oshilacione. Në një moment të caktuar u mendua se do kishte stabilitet, por më pas pati luhatje. Tirana linte shumë për të dëshiruar. Çëshjta e titullit është e vështirë, por gjtihçka mund të ndodhë. Tirana meriton komplimente, pasi e nisi keq sezonin dhe ja ku është” – tha ai.