Armando Cungu e nisi këtë sezon me synimin për të mposhtur Vllazninë dhe këdo tjetër, duke tentuar që të çonte Laçin drejt titullit kampion.
Por pas larigmit nga kurbinasit, ai i është kthyer “dashurisë së vjetër”, asaj për Vllazninë dhe shpreson që ta shohë dukë ngritur lart trofeun e kampionit në fund këtij edicioni.
“Surpriza e fazës së parë është Vllaznia. Me pikët që ka marrë, nuk e priste askush të ishte e para. Merita shkon për të gjithë, por merita kryesore shkon për presidentin Xhaferi.
Shkodra jeton me Vllazninë dhe Vllaznia është “fe” në Shkodër. Shpresojnë shumë te Vllaznia. Edhe unë shpresoj shumë që të jetë kampione”, tha ai në “Fair Play”.
“Nga ajo që ka treguar faza e parë, Vllaznia e meriton të jetë në krye të tabelës”, ishin fjalët e Cungut i cili nuk u ndesh si kundërshtar me shkodranët në këtë sezon në Superiore. /vipsport/