Sfida me Laçin është vlerësuar shumë nga Kukësi dhe trajneri Armando Cungu. që e di forcën e kurbinasve, por ai e thotë hapur se dëshiron 3 pikët.

Në konferencën e sotme, trajneri i Kukësit ka pohuar: “Të gjitha ndeshjet janë delikate, por edhe të vështira. Duhet që të jemi serioz në fushë dhe të luajmë ashtu si me Partizanin por edhe me Skënderbeun.

Tri pikët jaanë detyrim në këtë ndeshje. Objektivi ynë është madhor dhe duhet të kishim një “marsh” më tepër, sa i përket grumbullimit të pikëve”.

“ Kukësi ka bërë ndeshje të mira, sa i përket lojës ende nuk e kam parë se ndonjë ekip që të jetë superior me lojë ndaj Kukësit.  Një trajner duhet të tregojë modesti dhe duhet të jetë i respektueshëm sa i përket kolegëve dhe ekipeve të tjera.

Kemi lënë për të dëshiruar në aspektin e finalizimit. Nuk pranoj të marrë dhuraata, përveçse nga familja ime. Ne duhet që të shohim punën tonë”, – tha trajneri i skuadrës së Kukësit, Armando Cungu.

“Sa i përket ndeshjes së javës së shkuar me Kastriotin, janë ekipe që duan mbijetesën dhe kanë nevojë për pikë. Nuk mund të luajmë futboll tëë bukur dhe të rëndësishme janë pikët. Por, ndaj Laçit duke ditur edhe terrenin ku luajmë, kam besim se do të jetë shumë mëë ndryshe”.

Trajneri Cungu ka folur edhe për dëmtimet dhe mungesat e dy titullarëve të rëndësishëm: “Musolli e Rrumbullaku janë dy lojtarë të rëndësishëm. Dëmtimi i Rrumbullakut nuk pritej sepse erdhi pas dëmtimit, ndoshta ishte pak herët aktivizimi i tij. Por edhe me këtë kontigjent ne do të japim më të mirën tonë”, – tha Cungu.

Kohët e fundit është folur për për problem të lojtarëve Harab dhe Toure, që janë kanë ardhur si përforcime të bujshme: “Unë do të aktivizojë ata që luajnë më mirë. Jam trajner dhe prandaj jam në krye të skuadrëës. Kur ata nuk japin më të mirën, do shohim lojtarët që janë më në formë”.

“Rexhinaldo?! Ka bërë gola dhe normalisht që jam i kënaqur nga kontributi i tij. Megjithatë, shpresoj shumë që në janar të vijë një tjetër sulmues kryesor. Duhet që të kemi më shumë shpërndarje të topave në zonën kundërshtare”./vipsport/