Laçi ka barazuar 0-0 kundër Partizanit ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Elbasan. Pas kesaj ndeshje, trajneri i Laçit Armando Cungu deklaroi keshtu për mikrofonin e Supersport:
“Është fillimi i kampionatit. Kishim objektiv fitoren. Në përgjithësi, ekipi ishte në gjendje të mirë fizike sikurse mendoj se ishim më afër triumfit për atë që dhamë. 25 minutat e para lojtari na vuri në vështirësi, por më pas e morëm në dorë situatën. Kishim mundësi të fitonim, por edhe mund ta humbnim ndeshjen në fund.
Nawbueze i vetëm? Jam dakord, por s’e kemi pasur të lehtë. Kemi pasur probleme fizike me disa lojtarë. Ky grup s’është i plotë. Nuk kishim as Lushkjën. Janë shumë futbollistë që kanë pasur probleme. Ekipi tregoi shpirt gare, tregoi luftë. Mos të harrojmë që ka pasur shumë lojtarë të rinj dhe ata duan kohën e vet.
Pse u larguat nga Laçi pas Kastriotit dhe a keni humbur 2 pikë apo keni fituar 1 pikë?
Kam qenë i mërzitur pas ndeshjes me Kastriotin. Nuk e prisja një gol në minutën e fundit. Është bërë si sindromë. Sa i përket presionit, s’besoj që ka trajner që nuk ka presion. Si profesionistë duhet të bëjmë punën tonë. Kjo është ajo që mund të them për pyetjen e parë.
Kishim ardhur për ta fituar ndeshjen. Për mendimin tim, pjesën më të madhe të ndeshjes ishim më dominues. Ndoshta mund të ishim më afër fitores ne, por ndoshta edhe ky rezultat është i drejtë. S’mund ta nënvlerësojmë Partizanin.
Partizani është Partizan. Është ekip i fortë dhe s’është tragjedi 1 pikë me Partizanin. Duke pasur parasysh edhe vështirësitë që thashë më lart. Na duhet më shumë kohë, por i duruari i fituari ka thënë populli. Duhet të kërkojmë pak më shumë nga ekipi”, ka thënë ai./newsport/