Sunday, February 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDa Silva: Golin ia dedikoj Kainës, ekipi aktual ka më cilësi sesa...

Da Silva: Golin ia dedikoj Kainës, ekipi aktual ka më cilësi sesa në sezonin e shkuar

Viktor da Silva kthehet përsëri si heroi i Vllaznisë. Braziliani hyri në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë dhe pas pak sekondash tundi rrjetën duke u dhënë suksesin dhe tri pikët shkodranëve përballë Laçit. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “Panorama Sport”, braziliani pohoi se suksesi ishte i merituar.

Ai nuk e ka fshehur entuziazmin për golin e shënuar, si dhe ka treguar arsyet përse mungon kaq shpesh në fushat e blerta. Braziliani e shikon Vllazninë aktuale një skuadër ndryshe nga ajo e vitit të kaluar, si dhe ka sqaruar të ardhmen e tij, duke ditur se në verë pati oferta nga klubet e kryeqytetit, si dhe kujt ia dedikoi golin trepikësh ndaj Laçit. Viktor da Silva shpreson që me forcën e grupit Vllaznia të shpallet kampione në fund të kampionatit.


Sa i kënaqur jeni me golin që i dha fitoren Vllaznisë?

Normalisht që jam shumë i kënaqur. Gjithçka shkoi shumë mirë dhe pata mundësinë që ta ndihmoja skuadrën me golin tim. U bë kohë që nuk shënoj, kështu që jam shumë i lumtur për fitoren dhe për më tepër që arrita të kontribuoja për ekipin tim.


Një lojë me oshilacione e Da Silvës në këtë sezon. Çfarë nuk shkon siç duhet me ju?

Kam disa probleme muskulore, të cilat më shoqërojnë që nga kampionati i kaluar. Jam munduar të jem më specifik në punën time. Po bëj maksimumin për të qenë në çdo ndeshje dhe për të ndihmuar skuadrën si ndaj Laçit. Unë jam një person që kam vështirësi rikuperimi muskulore. Ka raste që mungoj për dëmtime të vogla, që bëhen më të mëdha. Ndaj, kam vështirësi të kem vazhdimësi. Po punoj, po bëj edhe palestër, duhet të bëj punë më shumë për të qenë në kondicion sa më të mirë. Kjo shihet kur jam në fushë dhe jam mirë fizikisht. Kështu kam dëshirë që të vazhdoj deri në fund të sezonit.


Në verë keni pasur oferta nga klubet e kryeqytetit. Tani që po afron merkatoja e dimrit, mund të ketë ndonjë lëvizje nga Vllaznia?

Kam një kontratë për të respektuar deri në vitin 2022. Derisa të mbarojë kontrata, do të jem pjesë e Vllaznisë.

Mendoni se ky gol ju jep formacionin?

Kjo është në dorën e trajnerit. Në dorën time mbetet të jem i gatshëm.

Për kë shkon ky gol i katërt sezonal?

Ky gol shkon për shokun tim të skuadrës, Kaina, me të cilin e festova te pankina.


Si e shikoni këtë Vllazni me atë të sezonit të shkuar?

Nuk më pëlqen të bëj krahasime me vitin e kaluar. Mendoj se kemi karakteristika të ndryshme këtë vit, kemi më shumë lojtarë cilësorë, është e mirë për ne. Por duhet të asimilojmë më mirë gjithçka që kemi dhe të bëjmë grup. Shpresojmë që të fitojmë kampionatin me forcën e grupit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments