Vllaznia po humb shumë pikë në ndeshjet e fundit, teksa po rrezikohet edhe pjesëmarrja në Kupat e Europës nga kampionati. Megjithatë, një ish-futbollist i Vllaznisë, si Rezart Dabulla ose siç njihet ndryshe edhe si Dabi, mendon se shkodranët me pak kujdes në fushën e lojës, mund të futen në Kupat e Europës.

“Tani, kur vjen fundi, në fund nuk mund të presim më spektakël. Tani, edhe skuadrat bëjnë llogaritë dhe kur ndeshen mes tyre, është e rëndësishme të mos humbin, sepse humbja e nxjerr pak a shumë e nxjerr jashtë loje dhe sigurisht mundohen të jenë të kujdesshëm, siç ishte ndeshja e fundit Vllaznia-Partizani dhe është normale kur vjen fundi i kampionatit.

Vllaznia do të ketë një luftë të ashpër për Europën, së bashku edhe me Kukësin dhe Partizanin. Unë do të dëshiroja të dilte Vllaznia, por ka lënë shumë pikë këto javë.

Ka lënë shumë pikë dhe në disa ndeshje edhe gjyqtarët kanë gabuar shumë ndaj Vllaznisë. Domethënë, kanë bërë
disa gabime më tepër se sa ndaj skuadrave të tjera.

Unë dëshiroj të dalë Vllaznia dhe shpresoj që të dalë, se kush do t’ia arrijë pastaj, këtë e tregon vetëm fusha e lojës dhe sa të qetë do jenë, sepse ka rëndësi kjo. Kur vjen fundi i kampionatit, kur objektivi nuk po vjen shpejt, situata fillon dhe acarohet, rritet presioni, acarohen stafet, acarohen trajnerët.

Ai ekip që do të jetë i fortë nga ana psikologjike dhe nga ana sportive, në fund do të dijë ta përballojë edhe më mirë anën sportive në fushë. Unë do shpresoja shumë që ta arrinte Vllaznia”,-tha gjatë prononcimit të tij, ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Rezart Dabulla ose siç nijhet ndryshe Dabi.
Maringlen ZHIVANI