Dinamo humbi edhe dje në përballjen me një tjetër rival si Elbasani, pas ndeshjes trajneri Daja por edhe drejtues të klubit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me arbitrimin që sipas tyre po i dëmton prej disa ndeshjes. Por krejt ndryshe mendon ish- futbollisti i njohur Rezart Dabulla.
Ai ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Mega Sport” dhe ka kritikuar pakënaqësitë e Dinamos për arbitrin pas humbjes 2-0 nga Elbasani. Dabusha është shprehur se kemi të bëjmë thjesht me një përpjekje për të justifikuar dështimin.
“Ai justifikimi me atë goditjen, nuk është justifikim, sepse Elbsasani fitoi me meritë. Pyetjen dua ta bëj në këtë formë: ‘Po nëse nuk del kampion Dinamoja këtë, kujt do t’ja varin këmborën e dështimit’.
Dua të kujtoj që para 4 vjetëve kishte 1 milionë e gjysmë euro buxhet dhe ra nga kategoria. Mori njeri përgjegjësi? Nuk më pëlqen kur këta duan të justifikojnë dështimin e tyre”, është shprehur Rezart Dabulla./Sport Ekspres/


