Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDabulla: Nëse s'e fiton Tirana titullin, dua ta fitojë Vllaznia

Dabulla: Nëse s’e fiton Tirana titullin, dua ta fitojë Vllaznia

Ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla deklaroi se nëse Tirana nuk e fiton këtë sezon titullin kampion, dëshira e tij është që të fitojë Vllaznia. Në “Sport News Plus” në “News 24”, Dabulla theksoi se sot Vllaznia kishte mundësi ta mbyllte çështjen e titullit.

“Nëse s;e fiton Tirana, do të doja që ta fitojë Vllaznia. Vllaznia është pretendente kryesoe. Siç kanë gabuar të tjerët, mund të gabojë dhe Vllaznia. S’mund të pretendojnë se janë të pagabueshëm. Mund të kishin vrarë kampionatin. Në letër kishte përballë një ekip të dorës së lehtë, si Kastrioti që s’është rival direct dhe që s’pretendon për Kupat e Europës. Ka lojtarë të mirë brenda ekipit. Ka zotësi. Ka patur fat në disa ndeshje, por fati ndihmon dhe ata që janë më të fortë

Merkatoja e verës e Tiranës është totalisht e dështuar. Osmani dhe Nevili, të dy kanë qenë afrime të studiuara dhe dy sulmuesit. Kanë shumë lojtarë me moshë të re që nuk kanë luajtur në kampionat.

Janë 6-7 lojtarë që kalohen direkt me ekipin e parë. Kemi qenë të rinj kur luanin, por kishim ustallarë. Kur ke 6-7 lojtarë 18 vjeçarë, nuk kanë eskperiencën në fushat e lojës. Kur nuk ke ustallarë, do dështosh. Të dy ekipet bënë gabime në lojë. Tirana gaboi, Partizani shfrytëzoi rastin. Tirana luajti mirë. Në momentet e caktuara, lojtarët me përvojë gabuan lojtrat. Gaboi Batha, s’duhej të merrte karton të kuq, madje as kartonin e parë të verdhë.

Gaboi Hoxhallari te pasimi te Toli, që mori topin me kundërsulm Partizani dhe shënoi. Duhet të rishikojë veten dhe objektivat. Stafi teknik të mos mbajë presion më shumë se mundet. Trajnerin e kanë trysnuar kërkesat e presidentit të mbajë garën për titull, shpenzimet, sulmuesit e afruar.

Mundësia e vetme është të kapë Europën. Për titullin, mbase ndodh mrekullia. E kanë kuptuar në merkaton e verës që kanë gabuar. Të hiqet dorë nga lojtarë të panjohur. Promovojë të akademisë, por jo 5-6. Ata i ka promovuar Dede. I ka futur të akademisë se janë më të mirë se lojtarët e afruar në verë ”, u shpreh Dabulla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments