Ndryshimi i trajnerit dhe ardhja e nje te huaj ne krye te pankines kuqeblu, ka qene zgjedhja e duhur e drejtuesve te Vllaznise. Keshtu mendon nje ish- futbollist qe gjate karrieres se tij ka provuar te luaje edhe ai ne Shkoder.

E kemi fjalen per Rezart Dabullen qe vazhdon te ruaje nostalgji te madhe per kete skuader dhe per kete qytet. Nje gje te tille e ka bere te ditur gjate prononcimit te tij ne emisionin “Ora Sport” ku ka qene i ftuar teksa eshte shprehur:

“Shyqyr qe Vllaznia u shkund dhe shpresoj shume qe te vazhdoje te luftoje fort dhe te dale ne Kupat e Europes sepse ka per te patur nje rivalitet shume te forte me ekipin e Egnatias. E kam shprehur edhe me perpara qe jam dashamires i Vllaznise, ngaqe kam luajtur me kete skuader, por edhe nga ambjenti atje. Shkodra per futbollin eshte kryeveper, nuk ka atmosfere per sportin ne asnje qytet tjeter si ne Shkoder.

Shpresoja shume qe ajo ta kalonte momentin e veshtire ku ndodhej, deshiroj qe ajo te vazhdoje te beje mire, por e perseris qe do te kete nje gare te forte me ekipin e Egnatias se cila prej tyre do te jete ne Europe.

Dua te jap nje mendim edhe per ndryshimin e trajnerit. Une e di qe per nje vendali eshte shume e veshtire ta marre e ta drejtoje kete skuader sepse Shkodra eshte nje qytet shume emocional dhe zgjedhja per te marre nje trajner nga jashte, mendoj se ishte e duhura”./SHKODRA-SPORT.COM/