Një nga blerjet e para të Vllaznisë së sezonit të ri është mbrojtësi elbasanas Dajan Shehi. Ai ka firmosur pasditen e djeshme për kuqeblutë dhe është prezantuar si futbollist i kësaj skuadre tashmë.
Në fjalët e para që ka thënë për faqen zyrtare të klubit, Shehi është shprehur: “Jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e Vllaznisë pasi dihet se ajo është një emër i madh i futbollit shqiptar, ka një tifozëri shumë të madhe dhe ndjehem mirë që jam pjesë e këtij
klubi”- janë fjalët e para të Shehit si futbollist i kuqebluve”.
I pyetur për pritshmëritë e tij me ekipin e ri, Shehi shton: “Shpresojmë që të nisim sa më shpejt stërvitjen e të rregullohen gjërat në klub. Kemi folur edhe me administratorin e klubit dhe besojmë se do të ndërtohet një ekip konkurrues pasi synimi jonë janë Kupat e
Europës”.
Në këtë mënyrë, qendërmbrojtësi elbasan pas përvojës së kaluar me skuadrën e tij të lindjes, më pas me Teutën, Hajdukun e Splitit dhe së fundmi me Kastriotin, do të nisë një të re me Vllazninë në të cilën pretendon të bëjë mirë.
Shtatëlarti 22 vjeçar është pritur mirë në Shkodër megjithatë tashmë pritet që ai bashkë me pjesën tjetër të ekipit të bëjnë detyrën dhe pse jo, të mbajnë atë premtim që bëri vetë Shehi, për të kapur Kupat e Europës.
© shkodrasport.com