Mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Shkodër edhe një sulmues kroat. Bëhet fjalë për Damir Vidoviç. 25 vjeçari mësohet të ketë luajtur si në kampionatin kroat ashtu edhe në atë portugez. Nga të dhënat e para që mësohen për të, thuhet se është 1.79 m I gjatë dhe kërkon të fitojë vendin bosh në sulmin e Vllaznisë. Ai në fakt ishte menduar që të mbërrinte mesditën e djeshme në Shkodër, për të luajtur pastaj disa minuta në miqësoren me teutën por nuk ka ndodhur kështu teksa ka mbërritur vetëm në orët e darkës. Në këtë mënyrë, përveç seancave të së hënës dhe të martës, prova kryesore për këtë sulmues duket se do jetë miqësorja e së mërkurës me Besën. Shkodranët kanë nevojë të domosdoshme për një sulmues cilësor dhe prandaj do të provojnë se çafrë është në gjendje të bëjë ky futbollist.

 

Sulmuesi Dhrami me gurë në veshka, mungon në ndeshje
Në miqësoren e djeshme me Teutën ka rënë në sy munegsa e sulmuesit vlonjat Arbër Dhrami I ardhur ditët e fundit tek Vllaznia. Ai pritej të ishte në lojë nga minuta e parë nëkëtë ndeshje por në fakt nuk është aktivizuar për asnjë minutë. Nga sa merret vesh, Dhrami ka qenë I sëmurë sepse I janë shfaqur probleme me gurë në veshka dhe për rrjedhojë në ditët në vazhdim do të marrë mjekimin e duhur në mënyrë që ta vazhdojë provën tek skuadra shkodrane.