Eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve ka bërë që Leo Mesi të kritikohet jo pak për paraqitjen ndaj Liverpulit. Megjithëse vetëm një javë para ndeshjes së kthimit shënonte dy gola, Mesi nuk i ka shpëtuar kritikave.

Për të mbrojtur argjentinasin ka menduar brazilian Dani Alvesh. Ish-mbrojtësi i Barcelonës është shprehur se askush nuk mund të flasë për Mesin pasi vetëm pak kohë më parë të gjithë e lëvduan për golat dhe paraqitjen dhe se nuk mund të kritikohet tani.

“Mesi nuk bëri asgjë? Në ndeshjen e parë e çuar në stratosferë ndërsa tani thoni nuk bën? Askush nuk mund të flasë për Mesin, për kontributin që ai jep në fushë dhe jashtë saj, për mënyrën si ai e jeton jetën. Ka qenë gjithmonë në nivele të larta dhe mirë”, tha Alvesh. /VipSport/