Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDaniel Babaj, 21 vjeçari me origjinë nga Malësia e Madhe që po...

Daniel Babaj, 21 vjeçari me origjinë nga Malësia e Madhe që po spikat në futbollin italian

Shkruar nga Engjell GJOLAJ

Një tjetër paraqitje premtuese për talentin me origjinë nga fshati nga fshati Goraj-Budishe i Malësisë së Madhe, Daniel Babaj (Balaj), i cili po kalon një moment mjaft pozitiv me skuadrën e Manfredonia Calcio 1932 në kampionatin italian të Serie D.

Në javën e 24-t të kampionatit, Manfredonia luajti në transfertë ndaj Martina Calcio, në një sfidë spektakolare që përfundoi me rezultatin 4-3 në favor të vendasve. Megjithatë, pavarësisht humbjes, aktivizimi i Babajt solli energji dhe rritje të ndjeshme të nivelit të lojës së skuadrës së tij.

Besim nga pankina dhe gol nga 11-metërshi

Babaj u aktivizua në minutën e 70-të (25’ e pjesës së dytë), moment kur Manfredonia kërkonte reagim. Edhe pse i futur si zëvendësues, atij iu besua goditja e penalltisë në minutën e 85-të, duke e shndërruar me qetësi në gol dhe duke rikthyer shpresat për skuadrën e tij.

Në përfundim të takimit, futbollisti shqiptar u vlerësua me notën 6.5, një tregues i paraqitjes së tij solide në minutat që pati në dispozicion.

Kronika e ndeshjes

Sfida nisi me ritëm të lartë nga vendasit dhe i shoqërua me gola të shumtë. Në ’85 Babaj do të realizonte nga pika e bardhë duke barazuar shifrat përkohësisht në 3-3, por në minutën e fundit të ndeshjes Santarpia shënoi golin vendimtar për 4-3 në favor të Martines. Një ndeshje me emocione të shumta, ku pavarësisht rezultatit, Manfredonia tregoi karakter, sidomos pas hyrjes në lojë të Babajt.

Profili i lojtarit

Daniel Babaj (Balaj) ka lindur më 16 korrik 2004 në Greqi dhe është me origjinë nga Kastrati i Malësisë së Madhe. Me gjatësi 176 cm dhe peshë 80 kg, ai zotëron një konstrukt të mirë fizik, përgatitje të kënaqshme atletike dhe teknikë të spikatur.

Ai është aktivizuar më parë me Akademinë e Korinthias në Greqi, përpara se të transferohej në Itali, ku fillimisht veshi fanellën e Notaresco Calcio, ndërsa aktualisht është pjesë e Manfredonia Calcio 1932, me të cilën ka një kontratë katërvjeçare.

Paraqitjet e tij në kampionatin italian janë një tregues pozitiv për talentet shqiptare që synojnë të afirmohen në futbollin europian. Suksese këtij djaloshi që po mban lart emrin e vendlindjes së tij!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments