HomeSPORTE TE TJERADardan Cene, medalje ari në turneun e Rijekës në xhudo

Dardan Cene, medalje ari në turneun e Rijekës në xhudo

Sportisti i klubit të xhudos Vllaznia Dardan Cene ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të moshave zhvilluar në Rijeka të Sllovenisë dhe ka zënë vendin e parë në peshën e tij duke merituar edhe medaljen e artë të këtij aktiviteti. Ky është një turne shumë i rëndësishëm që zhvillohet çdo vit me pjesmarrjen e shumë sportistëve nga vende të ndryshme të Europës. Cene përveç Vllaznisë ka përfaqësuar në këtë aktivitet Shqipërinë dhe suksesi i tij merr përmasa edhe më të mëdha. I shoqëruar nga trajneri Anton Cena, ky sportist ka konkurruar në peshën deri 27 kg dhe i ka sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij duke fituar edhe finalen dhe më pas është ngjitur në podium duke merituar medaljen e artë nga organizatorët.


Sigurisht që ky është sukses sepse tashmë vendet e para për sportistët e Vlllaznisë nuk po rregjistrohen vetëm në Kosovë dhe Mal të Zi, por edhe në Slloveni tashmë. Kjo tregon se me xhudistët punohet mirë dhe kjo është shumë pozitive.
www.shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments