Vllaznia po vijon stërvitjen dhe përgatitjet në fushën sportive “Reshit Rusi”, për ndeshjen e rradhës me Partizanin. Ka ndodhur keshtu ditet e fundit per shkak edhe te reshjeve te shumta te shiut qe kane rene ne qytetin e Shkodres.
Kuqeblutë kanë ende shanse për të shkuar në Kupat e Europës, përveç finales së Kupës ndaj Laçit dhe trajneri Elvis Plori vazhdon të besojë te Europa. Ndërkohë, rikthehet në këtë ndeshje mbrojtësi Darko Bulatoviç, i skualifikuar për shkak kartonësh ndaj Teutës.
Kështu, në mbrojtje pritet që ai të luajë bashkë me Adilin, ndërsa pak nga pak, në ndeshjet në vazhdim, pritet të ketë sërish hapësirë edhe për lojtarët e rinj.
Megjithate çdo gje do te varet edhe nga rezultatet e ndeshjeve te saj, duke filluar nga kjo e se shtunes ndaj Partizanit, ku nje fitore do te rregullonte shume gjera.
Maringlen ZHIVANI