Trajneri Xhani De Biazi mund të përjetojë së shpejti një aventurë në Serinë A. Edhe pse është në krye të Azerbaxhanit, De Biazi ka një interesim konkret nga Sampdoria.

Dorianët kërkojnë një teknik me eksperiencë dhe De Biazi përmbush këtë kriter, ndërsa tekniku gjithashtu ka edhe një marrëdhënie të mirë me drejtuesit dorianë.

Sakaq, kujtojmë se De Biazi ka një kontratë dyvjeçare me Azerbaxhanin teksa është emëruar trajner i kombëtares në virin 2020. /VipSport/