Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, ka qenë i ftuar në “Procesi Sportiv” ku ka dhënë këndvështrimin e tij rreth disa temave të ndryshme, duke filluar nga kampionati shqiptar, për të vazhduar te kombëtarja kuqezi apo edhe duke u ndalur te përjetimet e Euro 2016.

“E ndjek Superioren, jo si më parë kur isha këtu. Me interes që të shoh rilindjen e Tiranës, nëse është një projekt teknik që synon të ardhmen apo është rastësisht në atë nivele. Është interesante që një skuadër ka gjetur vendin e saj, është e rëndësishme.

Ofertë nga Partizani? Sa ika nga kombëtarja shkova në Spanjë dhe si atje synoj të drejtoj skuadra të një lloj niveli dhe po pres ende nga ky këndvështrim. I uroj të gjithë të mirat Partizanit edhe pse në jetë nuk i dihet kurrë.

Pasaportën shqiptare e kam dhe e ruaj me rigorozitet.

Këtu kam lidhje të ngushtë me personat me të cilët kam krijuar marrëdhënie falë punës. Është gjithmonë mirë të punosh me seriozitet e të shohësh të ardhmen, në futboll e në jetë duhet punuar e programuar. Mua më kanë dhënë mundësinë që të punoj dhe rikonfirmohem këtu.

Rashica jashtë Europianit? Meqë nuk deshëm të fitonim Europianin e lamë në shtëpi. Unë mendoj se duhet të kesh mirënjohje për atë që na kanë çuar në Europë. Rashica ishte 19 apo 20 vjeç, nuk ishte Rashica që sot është fenomen në Gjermani, askush nuk e dinte ato që do të bëhej, Aty ishte më mirë të vinin lojtarë që punonin në skuadrën tonë.

Kthim te pankina e Shqipërisë? Nuk e besoj, me të njëjtat detyra jo, mund të vija me një rol tjetër, jo teknik por drejtimi. Sot kam objektiva të ndryshëm, dua të bëj një punë që ende e pëlqej në të ardhmen dhe pastaj një kombëtare nëse ma ofrojnë.

Kombëtarja shqiptare sot është në moment interesant se ka lojtarë në botë, si Kumbulla për shembull që po luan shumë mirë. Besoj se djem të tjerë shumë interesantë, trajneri është një që admiroj shumë, serioz, i aftë e kompetent. I uroj Edit të gjithë të mirat, të arrijë sa më shumë me kombëtaren, ai është personi dhe trajneri i duhur në këto momente”, tha De Biazi. /vipsport/